Aura residence

Aura Residence – Harmoni mes Arkitekturës dhe Natyrës
Aura Residence – Harmoni mes Arkitekturës dhe Natyrës

E vendosur në një nga kodrat më të bukura të Kolovicës, Aura Residence përqafohet nga pamje mbresëlënëse dhe një pozicion që ndjek dritën dhe formën e peizazhit. Këtu, pjerrësia e terrenit nuk është pengesë, por vlerë arkitektonike, një skenografi natyrore ku secila shtëpi e ka vendin e vet, dritën e vet, privatesine e vet dhe pamjen e vet.

Lagjja është projektuar në harmoni të plotë me natyrën, me trenin që kalon në heshtje në distancë, me rrezet e diellit që rrëshqasin nëpër çatitë e gjelbra, dhe me kodrat që e rrethojnë si një përqafim.

Çdo shtëpi është menduar si një oazë brenda një oaze , me intimitetin e vet, me dritën dhe hapësirën që e bën jetesën të ndjehet personale dhe e lirë. Por në të njëjtën kohë, lagjja është një komunitet i frymës së përbashkët , me parqe, hapsira te perbashketa per banor, institucion parashkollor,  rrugica për ecje, kënde për fëmijë dhe hapësira që lidhin njerëzit, jo vetëm shtëpitë.

Aura Residence nuk është vetëm një lagje e re,  është një mënyrë tjetër e të jetuarit. Një vend ku arkitektura nuk e sfidon natyrën, por i përulet asaj.

Shtëpitë në Aura Residence janë projektuar mbi një ide të qartë:
forma e thjeshtë nuk konkurron me natyrën – ajo e plotëson atë.

Me linja të drejta, volumetri të pastër dhe një gjuhë arkitekturore diskrete, çdo shtëpi është konceptuar si një urë mes ambientit të jashtëm dhe atij të brendshëm – duke ndarë me butësi, por edhe duke lidhur thellësisht jetesën me natyrën përreth.

Hapjet e mëdha e ftojnë dritën e diellit të hyjë lirshëm në brendësi, ndërsa pamjet nga çdo cep i shtëpisë janë pjesë e pandashme e përvojës së banimit.
Privatësia është e menduar me kujdes: çdo shtëpi ka orientimin dhe hapësirën e vet të qetë, pa u ndërhyrë nga tjetra – një ndjenjë intimiteti në zemër të një komuniteti të hapur.

Funksionaliteti është po aq i rëndësishëm sa edhe estetikja. Planimetritë janë të organizuara me logjikë, duke ndjekur rrjedhën natyrore të jetës së përditshme dhe duke ofruar komoditet në çdo hap.
Shtëpitë janë të integruara me pjerrësinë e terrenit, jo duke e dominuar atë, por duke u përshtatur me të, duke krijuar nivele të ndryshme për jetesë, pamje dhe përvojë.

Shtëpitë në Aura Residence shtrihen në dy etazhe, ku hyrja ndodhet në nivelin e sipërm dhe zbret në hapësirat e qendrimit ditor, të cilat lidhen drejtpërdrejt me ambientin e jashtëm.

Secila shtëpi përfshin 3 deri në 4 dhoma gjumi (varësisht nga tipi), ndërsa zona e ditës ofron hapësirë të bollshme për jetesë, ngrënie dhe relaks – gjithmonë në dialog të plotë me natyrën përreth.

Çdo hapësirë e brendshme ka hapje të mëdha, që ekspozohet ndaj pamjeve mbresëlënëse dhe rrezeve të diellit, duke e kthyer dritën dhe peizazhin në pjesë të përditshme të jetës.

Oborret janë të dizajnuara me disnivele sipas relievit, për të siguruar privatësi të plotë për secilën shtëpi. Shumë prej tyre përfshijnë edhe pishina private, për të shijuar pamjet dhe qetësinë nën rrezet e diellit.